thumbnail thumbnail thumbnail thumbnail thumbnail thumbnail thumbnail

€110/

Per Person
  • 3 Ditë / 2 Netë
  • Max People : 50
  • Turqi

Turneu ynë në Stamboll ju ofron mundësinë të përjetoni një qytet me histori mijëravjeçare, kulturë mahnitëse dhe energji unike që e bën të papërsëritshëm.

Ky udhëtim është i përshtatshëm për të gjithë ata që kërkojnë aventurë, eksplorim kulturor, relaks dhe përvojë autentike turke.

Ecni nëpër rrugët historike të qytetit, vizitoni xhamitë madhështore dhe tregjet tradicionale, shijoni kuzhinën orientale, dhe përjetoni një shëtitje magjike me anije në Bosfor – aty ku kontinenti i Evropës përqafohet me atë të Azisë.

Zgjidhni Stambollin për pushimet tuaja të ardhshme dhe lejoni Bosfor Tours të kujdeset për çdo detaj: nga akomodimi komod dhe transporti i organizuar, deri te aktivitetet kulturore, shëtitjet panoramike dhe përjetimet që do t’i mbani mend gjatë.

Të përfshira dhe të përjashtuara

  • Transporti me autobus: Shkup – Stamboll – Shkup (kafe, kroasanë dhe pije gjatë rrugës)
  • Akomodimi në hotel me 5 yje
  • Mëngjesi
  • Nisja bëhet nga: Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë
  • Lundrim me anije në Bosfor
  • Xhamia Çamliça, ura e Bosforit & Uskudar – Kiz Kulesi
  • Teleferiku Pierre Loti

Itinerari

Mbërritja në Stamboll në orët e paradites. Akomodimi në hotel (sipas mundësive të hotelit) dhe pushim i shkurtër. Pas pushimit fillon programi ditor. Programi i ditës:

  • Vizitë në 212 Istanbul Power Outlet
  • Vizitë në Ortaköy, një nga vendet më atraktive për shëtitje dhe fotografi buzë Bosforit
  • Në mbrëmje, vizitë në sheshin Taksim dhe Kullën e Galatës

Mëngjes në hotel. Programi i ditës:

  • Ekskursion i organizuar drejt Bejazit dhe vizitë në Kapali Çarshi (Grand Bazaar)
  • Mundësi për vizitë individuale në Aya Sofya dhe Xhaminë e Sulltan Ahmetit
  • Udhëtim me anije në Bosfor
  • Vizitë në lagjen tradicionale Balat
  • Vizitë në Xhaminë Çamlıca, më e madhja në Stamboll, e ndërtuar në vitin 2019, me pamje mahnitëse mbi qytet
  • Vizitë në Kullën e Vajzës (Kız Kulesi) në zonën Beylerbeyi, e njohur për restorantet që ofrojnë specialitete të kuzhinës turke dhe pamje të bukura të Bosforit

Mëngjes në hotel dhe dorëzimi i dhomave. Programi i ditës:

  • Vizitë në Xhaminë Eyüp Sultan
  • Vizitë në kodrën Pierre Loti, nga ku shtrihet një pamje e mrekullueshme e Stambollit të vjetër dhe modern
  • Shopping në Venezia Mega Outlet
  • Nisja për në Shkup në orët e pasdites

Rezervoni Udhëtimin Tuaj

Rezervoni udhëtimin tuaj ideal herët për një udhëtim pa shqetësime; siguroni rehati dhe komoditet!

Bashkohuni me më të rejat e fundit

Për të marrë ofertat tona më të mira mujore

    vector1 vector2