€99/
Per Person
Turneu ynë në Stamboll ju ofron mundësinë të përjetoni një qytet me histori mijëravjeçare, kulturë mahnitëse dhe energji unike që e bën të papërsëritshëm.
Ky udhëtim është i përshtatshëm për të gjithë ata që kërkojnë aventurë, eksplorim kulturor, relaks dhe përvojë autentike turke.
Ecni nëpër rrugët historike të qytetit, vizitoni xhamitë madhështore dhe tregjet tradicionale, shijoni kuzhinën orientale, dhe përjetoni një shëtitje magjike me anije në Bosfor – aty ku kontinenti i Evropës përqafohet me atë të Azisë.
Zgjidhni Stambollin për pushimet tuaja të ardhshme dhe lejoni Bosfor Tours të kujdeset për çdo detaj: nga akomodimi komod dhe transporti i organizuar, deri te aktivitetet kulturore, shëtitjet panoramike dhe përjetimet që do t’i mbani mend gjatë.
Nisja për në Stamboll bëhet nga Gostivari në orën 16:00, nga Tetova në 16:30, nga Shkupi në 17:30 dhe nga Kumanova në 18:00.
Shënim: Rendi dhe orari i vizitave mund të ndryshojnë në varësi të trafikut, kushteve lokale dhe organizimit të grupit.
Të përfshira dhe të përjashtuara
- Transporti me autobus: Shkup – Stamboll – Shkup (kafe, kroasanë dhe pije gjatë rrugës)
- Akomodimi në hotel me 5 yje
- Mëngjesi, pishinë dhe spa
- Nisja bëhet nga: Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë
- Lundrim me anije në Bosfor - 15€
- Xhamia Çamliça, ura e Bosforit & Uskudar – Kiz Kulesi - 10€
- Teleferiku Pierre Loti - 10€
- Ortakoy dhe Dolmabahçe nga jashtë - 5€
Itinerari
Mbërritja në Stamboll në orët e paradites. Akomodimi në hotel, sipas mundësive të hotelit, dhe pushim i shkurtër. Pas pushimit fillon programi ditor. Programi i ditës:
- Vizitë në 212 Istanbul Power Outlet, me kohë të lirë për shopping dhe ushqim
- Vizitë në Xhaminë e Çamlıcas, një nga xhamitë më të mëdha të Stambollit, me pamje panoramike mbi qytetin
- Vizitë në Üsküdar dhe shëtitje pranë Bosforit, me pamje nga Kulla e Vajzës
- Vizitë në Ortaköy, një nga vendet më tërheqëse për shëtitje dhe fotografi buzë Bosforit
- Kohë e lirë për darkë dhe shëtitje në Ortaköy
- Kthim në hotel dhe pushim
Mëngjesi në hotel shërbehet nga ora 07:00 deri në 09:30. Në orën 09:30 fillon programi i organizuar turistik. Programi i ditës:
- Vizitë në Kapalıçarşı – Çarshinë e Mbuluar, me kohë të lirë për shopping dhe suvenire
- Vizitë në Aja Sofja, një nga monumentet më të rëndësishme historike të Stambollit
- Vizitë në Xhaminë Sultan Ahmet, të njohur gjithashtu si Xhamia Blu
- Shëtitje në sheshin historik Sultanahmet dhe fotografi pranë monumenteve kryesore
- Lundrim panoramik me anije në Bosfor, me pamje nga pjesa evropiane dhe aziatike e qytetit
- Ndalesë pranë Pallatit Dolmabahçe për fotografi nga jashtë
- Vizitë në Balat, lagjja e njohur për shtëpitë shumëngjyrëshe dhe rrugicat historike
- Në mbrëmje, vizitë në Sheshin Taksim, rrugën İstiklal dhe zonën e Kullës së Galatës
- Kohë e lirë për shëtitje, shopping dhe darkë
- Kthim në hotel dhe pushim
Mëngjesi në hotel shërbehet nga ora 07:00 deri në 09:30. Në orën 09:30 bëhet largimi nga hoteli dhe fillon programi i ditës:
- Vizitë në Xhaminë Eyüp Sultan, një nga vendet më të rëndësishme shpirtërore të Stambollit
- Ngjitje me teleferik në Kodrën Pierre Loti
- Kohë për fotografi dhe pushim me pamje panoramike mbi Bririn e Artë
- Vizitë në Venezia Mega Outlet
- Kohë e lirë për shopping, ushqim dhe pushim
- Pas përfundimit të programit, nisja për kthim drejt Maqedonisë së Veriut