thumbnail thumbnail thumbnail thumbnail thumbnail thumbnail thumbnail

€139/

Per Person
  • 3 Netë / 4 Ditë
  • Maksimum persona : 47
  • Turqi

Turneu ynë në Stamboll ju ofron mundësinë të përjetoni një qytet me histori mijëravjeçare, kulturë mahnitëse dhe energji unike që e bën të papërsëritshëm.

Ky udhëtim është i përshtatshëm për të gjithë ata që kërkojnë aventurë, eksplorim kulturor, relaks dhe përvojë autentike turke.

Ecni nëpër rrugët historike të qytetit, vizitoni xhamitë madhështore dhe tregjet tradicionale, shijoni kuzhinën orientale, dhe përjetoni një shëtitje magjike me anije në Bosfor – aty ku kontinenti i Evropës përqafohet me atë të Azisë.

Zgjidhni Stambollin për pushimet tuaja të ardhshme dhe lejoni Bosfor Tours të kujdeset për çdo detaj: nga akomodimi komod dhe transporti i organizuar, deri te aktivitetet kulturore, shëtitjet panoramike dhe përjetimet që do t’i mbani mend gjatë.

Nisja për në Stamboll bëhet nga Gostivari në orën 16:00, nga Tetova në 16:30, nga Shkupi në 17:30 dhe nga Kumanova në 18:00.

Shënim: Rendi dhe orari i vizitave mund të ndryshojnë në varësi të trafikut, kushteve lokale dhe organizimit të grupit.

Të përfshira dhe të përjashtuara

  • Transporti me autobus: Shkup – Stamboll – Shkup (kafe, kroasanë dhe pije gjatë rrugës)
  • Akomodimi në hotel me 5 yje
  • Mëngjesi, pishinë dhe spa
  • Nisja bëhet nga: Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë
  • Lundrim me anije në Bosfor - 15€
  • Xhamia Çamliça, ura e Bosforit & Uskudar – Kiz Kulesi - 10€
  • Teleferiku Pierre Loti - 10€
  • Ortakoy dhe Dolmabahçe nga jashtë - 5€

Itinerari

Mbërritja në Stamboll në orët e paradites. Akomodimi në hotel, sipas mundësive të hotelit, dhe pushim i shkurtër. Pas pushimit fillon programi ditor. Programi i ditës:

  • Vizitë në 212 Istanbul Power Outlet, me kohë të lirë për shopping dhe ushqim
  • Vizitë në Xhaminë e Çamlıcas dhe shijim i panoramës së Stambollit
  • Vizitë në Üsküdar dhe shëtitje pranë Bosforit
  • Vizitë në Ortaköy, një nga zonat më të njohura pranë Bosforit
  • Kohë e lirë për fotografi, shëtitje dhe darkë
  • Kthim në hotel dhe pushim

Mëngjesi në hotel shërbehet nga ora 07:00 deri në 09:30. Në orën 09:30 fillon programi i organizuar turistik. Programi i ditës:  

  • Vizitë në Kapalıçarşı – Çarshinë e Mbuluar, me kohë të lirë për shopping
  • Vizitë në Aja Sofja
  • Vizitë në Xhaminë Sultan Ahmet – Xhaminë Blu
  • Shëtitje dhe fotografi në sheshin historik Sultanahmet
  • Lundrim panoramik me anije në Bosfor
  • Ndalesë pranë Pallatit Dolmabahçe për fotografi nga jashtë
  • Në mbrëmje, vizitë në Sheshin Taksim dhe rrugën İstiklal
  • Shëtitje në zonën e Kullës së Galatës
  • Kohë e lirë për shopping dhe darkë
  • Kthim në hotel dhe pushim

Mëngjesi në hotel shërbehet nga ora 07:00 deri në 09:30. Në orën 09:30 fillon programi i organizuar turistik. Programi i ditës:    

  • Vizitë në Xhaminë Eyüp Sultan dhe kompleksin historik përreth
  • Ngjitje me teleferik në Kodrën Pierre Loti
  • Kohë për fotografi, kafe ose çaj me pamje panoramike mbi Bririn e Artë
  • Vizitë në Balat, një nga lagjet më karakteristike dhe shumëngjyrëshe të Stambollit
  • Shëtitje pranë shtëpive shumëngjyrëshe, rrugicave historike dhe kafeneve autentike
  • Kthim në hotel dhe pushim

Mëngjesi në hotel shërbehet nga ora 07:00 deri në 09:30. Në orën 09:30 bëhet largimi nga hoteli dhe fillon programi i ditës:  

  • Vizitë në Venezia Mega Outlet
  • Kohë e lirë për shopping, ushqim dhe pushim
  • Pas përfundimit të programit, nisja për kthim drejt Maqedonisë së Veriut

Rezervoni Udhëtimin Tuaj

Rezervoni udhëtimin tuaj ideal herët për një udhëtim pa shqetësime; siguroni rehati dhe komoditet!

Bashkohuni me më të rejat e fundit

Për të marrë ofertat tona më të mira mujore

    vector1 vector2